Lajme

BE-ja vendos sanksione kundër vajzave të Putin-it dhe oligarkëve rusë


Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione për më shumë se 200 rusë të tjerë.

Në to përfshihen banka dhe një sërë kompanish industriale dhe transporti.

Kështu është raportuar në faqen zyrtare të BE-së.

Sakaq, lista përfshin edhe vajzat e presidentit rus Vladimir Putin, Maria Vorontsova dhe Katerina Tikhonova.

Pjesë e listës së sanksioneve janë edhe oligarkët rusë Oleg Deripaska, Boris dhe Igor Rotenberg, Kirill Shamalov, Said Kerimov, kreu i Sberbank German Gref.

Po ashtu edhe propagandisti Alexei Pimanov.

Nga ana tjetër, kryeredaktori i Komsomolskaya Pravda Vladimir Sungorkin dhe ai i Moskovsky Komsomolets Pavel Gusev.

Gjithashtu drejtori i përgjithshëm i Kompanisë Transmetuese Shtetërore të Televizionit dhe Radios All-Russian, Oleg Dobrodeev.

Dhe zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov.

BE-ja, njëherazi, ka ndrirë edhe asetet e VTB-së, Novikombank, Sovcombank, Otkritie, si dhe 14 kompanive ruse industriale dhe të transportit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore