Lajme

BE-ja miraton këstin prej 500 milionë eurosh për të armatosur Ukrainën


Bashkimi Evropian ka miratuar përfundimisht këstin e katërt prej 500 milionë eurosh për të armatosur Ukrainën.

Kështu bëhet e ditur në mesazhin e faqes të Këshillit të BE-së.

Në veçanti, Këshilli i BE-së miratoi dy masa ndihme në kuadër të Fondit Evropian të Paqes.

Këto të fundit, do t’i lejojnë BE-së që të mbështesë më tej aftësitë dhe qëndrueshmërinë e forcave të armatosura të Ukrainës për të mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e saj territorial.

Pas pranimit të tre kësteve të mbështetjes për një total prej 1.5 miliardë eurosh këtë vit, kësti i katërt do të tërheqë 500 milionë euro të tjera.

Kjo, për burimet e mobilizuara tashmë nga Fondi Evropian i Paqes për Ukrainën.

Në total BE-ja ka mbështetur një fond prej 2 miliardë euosh për Ukrainën.

“Historia e së nesërmes po shkruhet sot në fushat e betejës së Ukrainës. Me këto 500 milionë euro, BE-ja ka ndarë një total prej 2 miliardë eurosh për të mbështetur furnizimin me pajisje ushtarake për Forcat e Armatosura të Ukrainës nga vendet anëtare të BE-së”, lexohet në deklaratë.

Sipas njoftimit zyrtar, kjo mbështetje është vetëm një pjesë e përpjekjeve evropiane për të ndihmuar Ukrainën që të vetëmbrohet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore