Lajme

BE investon 91 milionë euro në Kosovë për të përmirësuar lidhjen hekurudhore me Evropën


Foto: SchengenVisaInfo.com

91 milionë euro janë investuar nga Bashkimi Evropian për të përmirësuar linjën e saj hekurudhore me Kosovë.

Marrëveshja është nënshkruar ndërmjet ambasadorit të BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, në 15 muajt e ardhshëm do të kryhen punime deri në 68 milionë euro, raporton SchengenVisaInfo.com.

“Tani po fillojmë të rehabilitojmë dhe përmirësojmë seksionin e dytë të rrugës Hekurudhore Rajonale 10 në Kosovë, e cila është pjesë e Rrjetit të Transportit Trans-Evropian (TEN-T) dhe e lidh Kosovën me rajonin dhe pjesën tjetër të Evropës”, ​​ka deklaruar Szunyog.

Sipas tij, marrëveshja e arritur është shumë e rëndësishme pasi kontribuon në lidhjen e transportit të Kosovës, e cila si rrjedhojë e shtyn rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës në vend.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga ambasadorit i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog tek Linja hekurudhore në Kosovë.

Në të njëjtën kohë, pritet të ndihmojë edhe integrimin e Kosovës në tregun e vetëm rajonal dhe të BE-së.

Në gusht të 2019, ka filluar përmirësimi i seksionit të parë 66 kilometra nga kufiri me Maqedoninë e Veriut deri në Fushë Kosovë, i cili duhet të përfundojë deri në fund të vitit të ardhshëm.

Por, në të njëjtën kohë, janë duke vazhduar përgatitjet për përmirësimin e seksionit të tretë nga Mitrovica e tutje.

Gjatësia e linjës hekurudhore 10, e cila shkon nga Maqedonia e Veriut, në të gjithë Kosovën dhe në Serbi, është 256 kilometra, nga këto kilometra 148 janë në Kosovë.

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se vendi i tij është mirënjohës ndaj BE-së.

“Me situatën e volitshme ekonomike dhe potencialin zhvillimor, projekti si ky i sotmi shërbejnë nismave të qeverisë për të rritur bashkëpunim për zhvillim ekonomik. Kjo lidhje hekurudhore do të rezultojë në përmirësim të kapacitetit hekurudhor si për udhëtarë, po ashtu edhe për mallra dhe në përmirësim te dukshëm edhe të kohës së udhëtimit, do të transportojmë më shumë, do të shkojmë më shpejtë”, ka deklaruar kryeministri.

Linja hekurudhore në Kosovë.

Ndryshe, trenat aktualë të Kosovës nuk mund të lëvizin më shpejt se 60 kilometra në orë, kurse me renovimin e hekurudhave, shpejtësia do të mund të rritet ndoshta deri në 150 kilometra në orë.

Në vitin 2018, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, kishte premtuar se deri në vitin 2022, Kosova do ta ketë të përfunduar rrjetin hekurudhor Fushë Kosovë – Hani i Elezit dhe Fushë Kosovë – Leshak, në kufi me Serbinë.

Mirëpo, ky projekt akoma nuk ka përfunduar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore