Lajme

Baza e re e FSK-së në Mitrovicë, më e madhja në Kosovë – Serbët kundërshtojnë


Vendi kur pritet të ndërtohet baza ushtarake e FSK-së

Një bazë ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës po planifikohet të ndërtohet në majën e fshatit Cerrnushë të Mitrovicës Jugore.

Pronën prej 191 hektarësh tashmë ia ka dhënë në shfrytëzim FSK-së Komuna e Mitrovicës, pasi për këtë kanë votuar me shumicë votash anëtarët e Kuvendit Komunal të këtij qyteti.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, në një intervistë për Albanian Post tha se nisma për dhënien në shfrytëzim të tokës për ndërtimin e bazës ushtarake ka qenë më herët, por sipas tij janë dashur diskutime edhe me miqtë ndërkombëtarë të Kosovës.

Ndërtimi i bazës ushtarake në Mitrovicë, ka ngjallur reagime të shumta në Serbi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore