Përballje

Bayern turpëron Barcelonën, Liverpool shkatërron Ajax-in


Ndeshjet e së mërkurës në Ligën e Kampionëve ishin interesante dhe me shumë gola.

Dueli mes Barcelonës dhe Bayern Munich-ut përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 0:3.

Gjithçka filloi mirë për bavarezët, të cilët shënuan në minutën e 10-të me anë të Sadio Mane-s.

Kryesisht, ndeshja ishte e baraspeshuar, por gjermanët shfrytëzuan mundësitë që kishin.

Në minutën e 31-të, Bayern dyfishuan epërsinë me anë të Choupo Moting-ut.

Në pjesën e dytë, Bayern shënoi përsëri, këtë herë me anë të Serge Gnabry-t, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Për rezultatin përfundimtar, u përkujdes Pavard, i cili shënoi në minutën e 95-të.

Kujtojmë se edhe para fillimit të kësaj ndeshje, Barcelona ishin eliminuar nga Liga e Kampionëve, pasi Inter fitoi kundër Viktoria Plzen-it.

Në anën tjetër, Liverpool ka shkatërruar Ajax-in me rezultat 0:3.

Gjatë kësaj ndeshje, Liverpool ishin skuadra më e mirë, por Ajax kishin mundësi të shumta po ashtu.

Goli i parë erdhi në minutën e 42-të me anë të Mohamed Salah.

Në fillim të pjesës së dytë, Darwin Nunez shënoi për të dyfishuar epërsinë.

Ndërsa pas vetëm tre minutave, Harvey Elliott shënoi përsëri për 0:3.

Ndeshja mes Atletico Madrid-it dhe Bayer Leverkusen-it përfundoi me rezultat të barabartë 2:2.

Dueli filloi mirë për Leverkusen-in, të cilët shënuan në minutën e nëntë me anë të Diaby-t.

Në minutën e 22-të, Carrasco barazoi rezultatin për Atletico Madrid-in, por pas shtatë minutave Hudson Odoi i dha përsëri epërsinë Leverkusen-it.

Në pjsesën e dytë, në minutën e 50-të, De Paul shënoi për golin e barazimit, por kjo nuk mjafton për të pasur një mundësi për të kaluar grupet e Ligës së Kampionëve.

Në minutën e 99-të, Atletico Madrid kishin mundësinë të fitojnë ndeshjen nga penalltia, por Carrasco nuk shënoi.

Edhe ndeshja mes Tottenham-it dhe Sporting-ut përfundoi me rezultat të barabartë, 1:1.

Goli i parë erdhi në minutën e 22-të, me anë të Edwards.

Pas shumë tentimeve për të barazuar rezultatin, erdhi goli në minutën e 80-të, me anë të Bentacur.

Në minutën e 96-të, Tottenham shënuan me anë të Kane, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Ndeshjet e tjera të Ligës së Kampionëve përfunduan kështu:

Napoli 3:0 Rangers

Eintracht Frankfurt 2:1 Marseille

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore