Sport

Bayern Munich kampion bote, Hansi Flick rekord fantastik


Të mërkurën mbrëma, Bayern Munich fitoi kupën e botës për klube, duke mposhtur në finale meksikanët e Tigres me rezultat minimal 1:0.

Hans-Dieter Flick, me bavarezët fituan çdo trofe të mundshëm për një klub futbolli brenda një sezoni.

Këtë moment historik e kishte arritur edhe Pep Guardiola me Barcelonën në vitin 2009, duke fituar çdo trofe të mundshëm për një klub futbolli brenda një sezoni.

Por ajo çka e bënë më të veçantë trajnerin e bavarezëve, është që me trofeun e fundit të fituar, arriti që të regjistroj më shumë trofe (gjashtë), se sa humbje (pesë) që kur e mori drejtimin e Bayern.

55 vjeçari u emërua trajner Bayernit në nëntor të vitit 2019, dhe që nga ajo kohë ka zhvilluar 68 ndeshje, duke regjistruar gjashtë barazime dhe pesë humbje.

Ekipi i tij ka shënuar 210 gola, duke pasur një mesatare prej më shumë se tre gola të shënuar për ndeshje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore