Sport

Bayern-i pas talentit të PSV-së


Bayern Munich-u është duke monitoruar talentin anglez të PSV Eindhoven-it, Noni Madueke.

Talenti i PSV-së është duke zhvilluar një sezon të mirë në Holand dhe ka tërhequr vëmendjen e disa ekipeve kryesore në Europë, mes të cilave Bayern-i, Leeds-i dhe Crystal Palace.

19-vjeçari luan si sulmues krahu dhe karrierën e ka nisur te të rinjtë e Tottenham-it. Aktualisht ai është dhe pjesë e Kombëtares së Anglisë U21.

Madueke ka kontratë me holandezët deri në 2024, por PSV është e gatshme të heq dorë prej anglezit për një shifër rreth 14 milionë euro.

Këtë sezon në Eredivise, sulmuesi është paraqitur 28 herë me PSV-në, ku ka realizuar nëntë gola dhe ka dhuruar tetë asiste.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore