Sport

Bayern-i merr vendimin përfundimtar për Lewandowski-n, 20 milionë euro diferenca me ofertën e Barcelonës


Duket se drejtuesit e Bayern Munich-ut janë dorëzuar për ta mbajtur edhe për një sezon sulmuesin e tyre, Robert Lewandowski-n.

Polaku kërkon prej kohësh transferimin te Barcelona, edhe pse ka edhe një vit kontratë me klubin bavarez.

33-vjeçari, i cili ia doli të bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Bundesliga-s gjatë tetë viteve të kaluara te Bayern-i ka thënë prej kohësh se karrierën do ta vazhdojë në “Cam Nou”.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Gjermani, Bayern-i ka pranuar ta shesë Leëa-n në La Liga, por kërkojnë 60 milionë euro.

Oferta e fundit e klubit katalanas ka qenë 40 milionë euro dhe tani mbetet të shihet se a do të përafrohen kërkesa me ofertën.

Te Barcelona i kanë ofruar Lewa-s një kontratë tre-vjeçare me një pagë prej 12 milionë euro në sezon.

Megjithatë, për ta bërë të tyrin, ata duhet të shtojnë edhe 20 milionë euro tjera.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore