Sport

Bayern-i i përgjigjet Flick-ut


Bayern Munich-u ka lëshuar një deklaratë duke thënë se ata “nuk e miratojnë” njoftimin e trajnerit të tyre, Hansi Flick, mbi një largim të mundshëm nga stoli bavarez në fund të sezonit.

56-vjeçari fitoi gjashtë trofet kryesorë në nivel klubesh sezonin e kaluar, duke shkruar historinë me Bayern-in, por ai tashmë është i lidhur me rolin e trajnerit të Kombëtares së Gjermanisë, pasi Joachim Low do të largohet pas Euro 2020.

Dalja nga Liga e Kampionëve, në çerekfinalen e humbur përballë kampionëve të Francës, PSG-së, vetëm sa shtoi zërat për largimin e teknikut dhe gjithçka u bë publike nga vet Flick-u në ndeshjen e të shtunës.

“Unë i komunikova ekipt sot se do të doja të ndërprisja kontratën time këtë verë”, tha Flick pas ndeshjes me Wolfsburg-un, të fituar 2-3 nga Bayern-i.

“Unë doja t’i tregoja ekipit personalisht. Unë gjithashtu dua të falenderojë klubin që me dha mundësinë të jem trajner në këtë ekip”.

Bayern-i i është përgjigjur deklaratës së Flick-ut, duke konfirmuar bisedimet mbi largimin e teknikut. Klubi është i pakënaqur me vendimin e Flick-ut, për ta bërë çështjen publike dhe pohojnë se bisedimet janë në vazhim, ndaj nuk përjashtohet që ai të qëndrojë edhe për sezonin e ardhshëm.

“Të shtunën, Hansi Flick, trajneri kryesor i Bayern Munich-ut, informoi publikun në lidhje me dëshiren e tij për të ndërprerë kontratën, e cila zgjat deri në qershor 2023, në fund të sezonit aktual”, thuhej në deklaratën e Bayern Munich-ut.

“Hansi Flick ia tregoi këtë bordit të FC Bayern Munich AG javën e kaluar. Hansi Flick dhe Fc Bayern Munich-u ranë dakord të përqëndrohen te ndeshjet kundër Leverkusen-it dhe Mainz-it në mënyrë që të mos shqetësojnë përqëndrimin e plotë të gjithë klubit në këto ndeshje të rëndësishme”.

“FC Bayern nuk e miraton komunikimin e njëanshëm nga Hansi Flick dhe do të vazhdojë bisedimet siç është rënë dakord pas ndeshjes në Maiz”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore