Sport

Bayern-i i pafat, dëmtohet një tjetër lojtar


Bayern Munich-u ka marrë një tjetër lajm të keq, përpara sfidës me union Berlin-in në Bundesligë, por që mund të ndikojë edhe te ndeshja e kthimit në Ligën e Kampionëve, përballë PSG-së.

Pas ndeshjes me PSG-në, Hansi Flick, trajneri i Bayern-it, tha për mediat se Niklas Sule dhe Leon Goretzka dolën të dëmtuar nga ai takim.

Përveç tyre, Bayern-i duhet të bëjë edhe pa Robert Lewandowski-n e dëmtuar gjatë ndeshjeve të kombëtareve dhe pa Serge Gnabry-n që rezultoi pozitiv në testet e koronavirusit.

Ndërsa sezoni hynë në një fazë të nxehtë drejt fundit, një tjetër lajm i keq ka ardhur në kampin bavarez. Lucas Hernandez-i është lojtari i radhës që i shtohet listës së të dëmtuarve.

Në ndeshjen kundër Union-it, Beyern-i pritet të thërrasë lojtarë nga U19, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të shkojë rikuperimi i të dëmtuarve deri në përballjen me PSG-në, në Paris, që do të luhet të martën e javës tjetër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore