Sport

Bayern-i i interesuar për talentin e Rubin Kazan-it


Mediat gjermane raportojnë se Bayern Munich-u është i interesuar për të marrë shërbimet e talentit të Rubin Kazan-it, Khvicha Kvaratskhelia-s. Lojtari që është dhe pjesë e Kombëtares së Gjeorgjisë, ka lënë gjurmë në Premier Ligën ruse.

Anësori 20-vjeçar është një nga lojtarët më të mirë në klubin e Rubin Kazan-it. Pas tij janë shumë skuadra si Juventus-i, Milan-i, apo dhe Borussia Dortmund-i.

Ai ra në sy sidomos në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës, Katar 2022, në përballjen me Spanjën.

Sipas Express.de, agjenti i tij, Nobel Dzhugueli, ka thënë se klienti i tij do të përfundojë me siguri ose te Real Madrid-i ose te Bayern-i.

Kvaratskhelia është lojtar që i përdorë mirë të dyja këmbët. Deri tani ai ka shënuar katër herë dhe ka asistuar tetë herë në 21 ndeshje me klubin rus.

Kontrata e tij me klubin është deri në 2024, por klubi mund ta lejojë largimin e tij, për një shumë rreth 12 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore