Përballje

Bayern është fitues i Superkupës së Gjermanisë


Skuadra e Bayern Munich, është fitues i Superkupës së Gjermanisë, pasi ka mposhtur Borussia Dortmund-in me rezultat 1:3.

Ndeshja në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit, nisi me shumë emocione dhe shumë raste shënimi nga të dyja skuadrat, por goli erdhi pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë nga sulmuesi kryesor i bavarezëve, Robert Lewandowski, i cili u gjend më së miri në zonë pas asititimit të Serge Gnabry-t.

Pjesa e parë përfundoi me epërsi minimale të Bayern-it, derisa pesë minuta pas fillimit të pjesë së dytë, ishte Thomas Muller, i cili dyfishoi epërsinë e bavarezëve, pas një asistimi të marrë nga Lewandowski.

Dortmund-i e kërkoi golin dhe atë e gjeti në minutën e 64-të përmes Marco Reus, i cili u asistua nga i riu anglez, Jude Bellingham.

Por 10 minuta më pas, ishte përsëri sulmuesi polak, i cili shënoi golin e tretë për Bayern-in, për rezultatin përfundimtar 1:3.

Kështu gjigandi bavarez, Bayern Munich, për herë të nëntë në historinë e tyre fitojnë Superkupën e Gjermanisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore