Sport

Bayern dhe Mane pajtohen me të gjitha kushtet e kontratës, së shpejti pritet zyrtarizimi


Sadio Mane nuk e ka vazhduar kontratën me Liverpool-in, e cila i skadon në verën e vitit të ardhshëm.

Sulmuesi senegalez e ka të qartë të ardhmen e tij – do ta vazhdojë karrierën te Bayern Munich.

Sipas mediave, Mane thuhet se është pajtuar me të gjitha kushtet e kontratës për t’u transferuar në Bavari.

Kontrata tre-vjeçare është gati tashmë dhe 30 vjeçari do të përfitojë një pagë prej 250 mijë eurosh në javë.

Megjithatë, për tu kompletuar transferimi në këtë verë, Bayern-i duhet ta bindë Liverpool-in.

Dy ofertat e mëhershme ishin refuzuar nga klubi anglez, megjithatë thuhet se bavarezët janë duke përgatitur një ofertë prej 40 milionë euro.

Kjo mendohet se do t’i bindë drejtuesit e Liverpool-it, duke pasur parasysh që në vitin e ardhshëm do ta humbasin me parametra zero.

Kujtojmë që Mane është pjesë e Liverpool-it që nga vera e vitit 2016, kur u transferua nga Southampton-i për shumën e 42 milionë eurove.

Deri më tani, ai ka zhvilluar 269 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e Liverpool-it, prej të cilave ka shënuar 120 gola dhe ka dhuruar 48 asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore