Lajme

Bassuener për paraqitjen e Chollet-Escobar në Senat: Dukeshin si avokatët mbrojtës të Vuçiç-it


Kurt Bassuener

Kurt Bassuener, ekspert nga Këshilli për Politikat e Demokratizimit, në një prononcim për “Zërin e Amerikës“, me rastin e publikimit të raportit të Freedom House “Shtetet në Tranzicion 2023”, theksoi se polarizimi politik është shumë i dukshëm në Serbi, sidomos pas dy vrasjeve masive atje.

Në këtë kontekst, ai shtoi se top-diplomatët amerikanë, Derek Chollet dhe Gabriel Escobar, gjatë raportimit para senatorëve dukeshin si “avokatët mbrojtës” të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pushteti i të cilit, javëve të fundit, po përballet me protesta, ndërsa ka paralajmëruar edhe kundërtubim.

“Unë mendoj se po shohim një polarizim në rritje. Problemi është se nuk ka asnjë mjet të dukshëm politik që ekziston në Serbi për ata që janë të zemëruar. Kjo u pasqyrua edhe në dëshminë e Senatit të Departamentit të Shtetit. Ata (Chollet-Escobar) dukeshin si avokatët mbrojtës të Vuçiç-it”, tha Bassuener.

Këshilltari i lartë në Departamentin e Shtetit, Derek Chollet dhe Emisari Special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, javën e kaluar kanë raportuar në seancën dëgjimore të Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë mbi “Vlerësimin e politikës së SHBA-së për Ballkanin Perëndimor”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore