Sport

Basketbollistja amerikane do ta përfaqësojë Kosovën në të ardhmen


Basketbollistja amerikane Alexis Tolefree, e natyralizuar në kosovare nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), do të bashkohet me Përfaqësuesen A të Kosovës më datë 24 qershor.

Tolefree pritet t’i ndihmojë Kosovës në pjesëmarrjen e parë zyrtare në garat e FIBA-s, më saktësisht në Kampionatin Evropian të Shteteve të vogla që do të mbahet në Nicosia të Qipros nga data 20 deri më 25 korrik të këtij viti.

Tolefree ka luajtur me KBF Prishtina në edicionin e fundit të basketbollit kosovar në konkurrencën e femrave, me të cilët fituan Kupën e Kosovës, kur edhe i takoi epiteti si “Sportistja më e mirë” e Kupës.

Tolefree ka kaluar te Prishtina nga kolegji NCAA “Arkansas Razorbacks” dhe luan në pozitën e fundores.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore