Përballje

Basketbollistet e Kosovës A do të debutojnë në garat evropiane


Kombëtarja A e Kosovës në basketboll, në konkurrencën e femrave, do të marrë pjesë për herë të parë në një garë ndërkombëtare.

Debutimi i basketbollisteve kosovare do të bëhet në Kampionatin Evropian për shtete të vogla, që do të mbahet në Qipro nga data 20 deri më 25 korrik.

Kosova gjendet në grup me Qipron dhe Luksemburgun, ndërsa debutimi do të jetë ndaj Qipros, të martën nga ora 18:00.

Derisa, vajzat e Kosovës kanë udhëtuar drejt Qipros, ku stërvitjen e parë pritet ta zhvillojnë këtë të hënë, kurse nga 20 qershori janë stërvitur në Prishtinë për të qenë sa më të gatshme për këtë garë të rëndësishme.

Përzgjedhësi i Kosovës, Fidan Shatri, ka zgjedhur basketbollistet që do të përfaqësojnë Kosovën në këtë kampionat, ndërsa vlen të theksohet se pjesë e kosovareve do të jetë edhe amerikania Alex Tolefree, e cila së fundi ishte bërë pjesë e përfaqësueses së Kosovës.

12-shja e Kosovës A:

Alex Tolefree, Arbnore Përquku si kapitene, Astera Tuhina, Aulona Muhadri, Diedona Halitaj, Enisa Kamerolli, Era Shatri, Irma Konjusha, Marigona Rushiti, Saranda Daci, Ulpiana Emra dhe Valbona Bytyqi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore