Basketboll

Basktebolli reagon ndaj bastisjes se Capitol-it


Lojtarët e skuadrës së Miami dhe Boston, kanë protestuar para zhvillimit të ndeshjës, të enjten në Kenosha të Amerikës. Kjo protestë ka ardhur si shkak i zhvillimeve të ndryshme politiko- sociale në Amerikë.

Dhuna e së mërkurës në Washington nga mbështetësit e Donald Trump-it kundër certefikimit të fitorës së presidentit Joe Biden, ka sjellë pakënaqësi.

“Po e luajmë ndeshjen e sotme me zemër të thyer pas vendimit në Kenosha dhe pasi kemi mësuar se protestat në kryeqytetin e kombit tonë janë trajtuar në mënyrë tjetër nga liderët politikë, sipas interesit të tyre”, janë shprehur ata gjatë fjalimit të mbajtur para zhvillimit të ndeshjes.

Në vendimin e marrë nga prokuroria të marten, ku nuk janë akuzuar formalisht tre agjendët e policisë të përfshirë në sulmin me armë të 23 gushtit 2020 të vrasjes së Jacob Blake, ka sjellë gjithashtu pakënaqësi tek lojtarët.

“Kemi vendosur të luajmë, duke u përpjekur të sjellim gëzim në jetën e njerëzve. Por nuk duhet të harrojmë padrejtësitë në shoqërinë tonë dhe duhet ta ngremë zërin për t’i vënë më shumë në dukje këto probleme. Duhet të bëjmë gjithçka mundemi që të kemi një Amerikë më të drejtë”, është cituar në fjalim.

Gjatë himnit kombëtar, lojtarët kanë mbajtur qëndrimin ulur në gjunjë të lëvizjes “Black Lives Still Matter”./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore