Përballje

Basketboll: Sigal Prishtina ka fituar çerekfinalen e dytë të “play-off” ndaj Pejës, pas një ndeshje dramatike


Sigal Prishtina e ka mposhtur Pejën në një ndeshje dramatike e cila u mbyll me rezultat 93:92, në kuadër të çerekfinales së dytë të “play-of”-it në Five Star Superligën e Kosovës.

Pejanët e nisën ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi deri në 12 pikë në çerekun e parë, 13:25, derisa kjo pjesë përfundon 15:25.

Kur pejanët menduan se do ta kishin të lehtë këtë ndeshje, bardhekaltërit reaguan shpejtë dhe u rikthyen në periodën e dytë.

Me kalimin e minutave, Prishtina ngushtoi shifrat, madje duke kaluar në epërsi 39:37, kurse në pushim shkuan me rezultatin 42:40.

Prishtinasit, në periudhën e tretë kishte epërsi 51:47, por pejanët hyn në një seri prej 2:13, duke kaluar në epërsi 53:60.

Vendasit sërish barazuan shifrat në 60:60, e më pas zhvillohet lojë me rikthime, derisa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 66:68.

Peja ishte në epërsi në 10 minutat e fundit, por një minutë e gjysmë nga fundi, Prishtina nuk dorëzohet dhe kalon në epërsi 89:88, e më pas zhvillohet lojë dramatike deri në sekondat e fundit, kur AJ Walton kishte mundësinë t’i siguronte Pejës gjysmëfinalen, por nuk shfrytëzoi aksionin e fundit dhe Sigal Prishtina triumfoi 93:92.

Te skuadra vendase u dalluan Nigel Johnson me 26 pikë e 10 asistime, por në fund dha kontribut të madh edhe Muhamedali Janjeva që mbylli ndeshjen me 11 pikë.

Kurse te mysafirët u dalluan Brandon Ëalters me 26 pikë e 14 kërcime, Lis Shoshi me 18 pikë e 10 kërcime dhe AJ Ëalton me 23 pikë, 7 kërcime dhe 8 asistime.

Ndeshjet çerekfinale u barazuan në 1:1 dhe gjysmëfinalisti do të përcaktohet të premten në Pejë, ku do të vendoset se kush do të kualifikohet në gjysmëfinale, ku i pret Ponte Prizreni.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore