Përballje

Basketboll/ Peja dhe Trepça përballen sërish


Tjetër super sfidë pritet të jetë gjysmëfinalja e katërt në Superligën e Kosovës në basketboll, mes Pejës dhe Trepçës.

Mitrovicasit janë duke udhëhequr serinë e ndeshjeve në 2:1, ndërsa skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale, ku e pret Golden Eagle Ylli.

Ndeshjet gjysmëfinale mes dy skuadrave me traditë në basketbollin e Kosovës kanë qenë shumë interesante, ku në tri ndeshjet fitore shënuan vendasit.

Në dy takimet e para, fituan Trepça në Mitrovicë, 75:68 dhe 107:105, që u përcaktua pas dy vazhdimeve.

Ndërsa përballjen e fundit e fituan pejanët 72:66, që ishte shumë interesante dhe me rikthime.

Takimi i së enjtes pritet gjithashtu të jetë interesant, me verdhezinjtë, që do të mundohen të barazojnë serinë gjysmëfinale në 2:2 dhe mitrovicasit që duan të kualifikuan në finale pas një dekade.

Ky takim do të zhvillohet me fillim nga ora 20:30 në palestrën “Karragaq” të Pejës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore