Kampionate

Basketboll/ Ndeshjet e Euroligës


Euroliga ka luajtur pesë ndeshjet e para të jevës së 18, ndërsa katër ndeshjet e mbetura pritet të luhen ditën e sotme, duke filluar nga ora 19:00.

Në ndeshjet e luajtura, serbët e Cervena Zvezda-s janë mundur përballë turqëve të Fenerbahçe-s 71-73. Izraelitët e Maccabi Tel Aviv-it kanë fituar në gjermani përballë Alba Berlin-it me rezultatin 73-85.

Rusët e Zenit St. Petersburg-ut kanë fituar në greqi përballë Panathinaikos-it me rezultatin 77-89. Ndërkohë rusët e tjerë të CSKA Moscow-s, kryesuesit e Euroligës, kanë humbur ndaj vendasve të Baskonia-s me rezultatin 95-93.

Ndeshja spanjolle midis Barcelona-s dhe Valencia-s ka përfunduar me rezultatin 89-72 për vendasit.

Ditën e sotme pritet të luhen duelet e tjera. Fillon në orën 19:00 dueli Zalgiris kundër Khimiki-t, më pas në orën 20:00 grekët e Olympiacos-it presin bavarezët e Bayern Munich-ut, në 20:45, Lyon-Villeurbanne pret Anadolu Efes-in dhe ndeshja e fundit është ajo e orës 21:00, midis Real Madrid-it dhe Milano-s.

Aktualisht Euroligën e kryeson CSKA Moscow-s me 14 fitore dhe katër humbje, me një diferencë pikësh prej +113 pikë. Në vend të fundit është Khimki me dy fitore dhe 15 humbje, me diferencë pikësh -154 pikë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore