Kampionate

Basketboll/ NBA rezultatet


Janë luajtur pesë ndeshje të NBA-së mëngjesin e sotëm (me kohën e Shqipërisë), ku u arritën këto rezultate:

 

Brooklyn Nets 122 – 109 Philadelphia 76ers, për vendasit më i miri ishte Joe Harris-i me 28 pikë të shënuara, gjashtë rebounds dhe katër asiste, ndërsa për miqtë ishte më i miri Shake Milton-i me 24 pikë të shënuara, një rebounds dhe shtatë asiste.

Memphis Grizzlies 90 – 94 Cleveland Cavaliers, Jonas Valanciunas-i ishte më produktivi për vendasit, që shënoi 17 pikë, 10 rebounds dhe tre asiste. Për Cavaliers-at më i miri ishte Andre Drummond-i me 22 pikë të shënuara, 15 rebounds dhe tre asiste.

Denver Nuggets117 – 124 Dallas Mavericks, me Nikola Jokiç-in e Nuggets-it që shënoi 38 pikë, 11 rebounds dhe katër asiste, kurse në krahun tjetër Luka Donçiç-i shënoi po 38 pikë, nëntë rebounds dhe 13 asiste.

LA Lakers 109 – 118 San Antonio Spurs, për Lakers-at spikati LeBron James-i me 27 pikë të shënuara, gjashtë rebounds dhe 12 asiste. LaMarcus Aldridge ishte më i miri për miqtë, duke shënuar 28 pikë, pesë rebounds dhe tre asiste.

Portland Trail Blazers 135 – 117 Minnesota Timberwolves, Damian Lillard-i shënoi më shumë për Blazers-at, 39 pikë, shtatë rebounds dhe shatatë asiste, ndërsa për Timberwolves-at shënoi më shumë D’Angelo Russell-i, 26 pikë, tre rebounds dhe tre asiste./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore