Përballje

Basketboll/ Kosova me mungesa kërkon fitore ndaj Danimarkës


Sonte (e enjte) me fillim nga ora 19:00, kombëtarja e Kosovës në basketboll do të ballafaqohet në udhëtim te Danimarka.

Ndeshja do të zhvillohet në kuadër të rrethit të parë parakualifikues të FIBA Eurobasket 2025, derisa Dardanët do të vuajnë mungesat e disa basketbollistëve.

Erjon Kastrati, Mikaile Tmushiq e Valon Bunjaku nuk kanë udhëtuar me ekipin shkaku i lëndimeve, derisa në dyshim do të jetë edhe paraqitja e Gëzim Morinës dhe Meriton Ismailit.

Ndërsa, për herë të parë janë thirrur Amir Hot dhe Ardit Pepaj.

Kujtojmë që Kosova numëron dy humbje nga Norvegjia dhe një fitore në Prishtinë ndaj Danimarkës.

Gjasat për një kualifikim eventual janë të pakta për Dardanët, megjithatë ata do të tentojnë të fitojnë dhe pritet një përkrahje e tifozëve që jetojnë atje.

Ndeshja e fundit e Grupit C zhvillohet më 3 korrik mes Norvegjisë dhe Danimarkës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore