Sport

Basketboll/ Euroliga ndeshjet e ditës


Do të mbahet mbrëmjen e sotme raundi i 18 i Euroligës në basketboll. Duke filluar nga ora 19:00 deri në sfidat e fundit të orës 21:00.

Sfida e parë është ajo e serbëve të KK Crvena Zvezda-s me turqit e Fenerbahçe Beko-s, që do të fillojë në orën 19:00, në “Aleksandar Nikolic Hall”.  Serbët renditen në vendin e 15, me gjashtë fitore dhe 11 humbje, ndërsa turqit janë në vendin e 13 me shtatë fitore dhe 10 humbje.

Në orën 20:00 do të mbahen dy sfida të tjera, përkatësisht ajo midis Alba Berlin-it  dhe Maccabi Tel-Aviv-it, në “Mercedes-Benz Arena”. Me gjermanët që janë në vendin e 14 me shtatë fitore dhe 10 humbje, ndërsa izraelitet në vendin e 12 me po të njëjtat rezultate.

Sfida tjetër e orës 20:00 do të jetë ajo midis Panathinaikos BC-s dhe Zenit St. Petersburg-ut, në “O.A.C.A. Olympic Indoor Hall”. Grekët janë në vendin e 16 me pesë fitore dhe 11 humbje, ndërsa rusët janë në kondita më të mira, në vendin e pestë, me 10 fitore dhe pesë humbje.

Dhe dy sfidat e fundit të mbrëmjes, do të luhen në orën 21:00, ku Barça Basket-i pret Valencia Basket-in, në “Palau Blaugrana”.  Katalunjasit janë në vendin e tretë me 11 fitore dhe gjashtë humbje, ndërsa Valencia renditet e shtata me 10 fitore dhe shtatë humbje.

Baskonia pret CSKA Moscow-n, në “Fernando Buesa Arena”. Me këta të fundit që aktualisht janë kryesuesit e Euroligës me 14 fitore dhe tre humbje, ndërsa vendasit janë në vendin e nëntë me tetë fitore dhe nëntë humbje./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore