Përballje

Basketboll: 12-shja përfundimtare kundër Luksemburgut


Kombëtarja e Kosovës në basketboll, të enjten në ora 19:00 në Prishtinë, do të luajë kundër Luksemburgut, në kuadër të parakualifikimeve për botërorin 2023.

Përzgjedhësi i Kosovës, Christos Marmarinos së bashku me shtabin teknik, kanë shpallur 12-shen përfundimtare për ndeshjen kundër Luksemburgut.

Basketbollisti Gëzim Morina do të mungojë për shkak të lëndimit, derisa për dallim nga ndeshjet e nëntorit janë rikthyer Dardan Berisha dhe Samir Zekiqi.

Për Kombëtaren tonë është rikthyer Divine Myles deri sa Denis Zenelaj do të debutojë kundër Luksemburgut.

12-shja përfundimtare:

Divine Myles, Valon Bunjaku, Mikaile Tmusiq, Dardan Berisha, Erjon Kastrati, Denis Zenelaj, Meriton Ismaili, Drilon Hajrizi, Samir Zekiqi, Alban Veseli, Fisnik Rugova dhe Urim Zenelaj.

Ndeshjen e radhës, Dardanët do ta zhvillojnë kundër Sllovakisë, pas 2 dite në Prishtinë, dhe në rast të fitores në të dyja ndeshjet, Kosova do të kualifikohet tutje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore