Lajme

Bashkimi afrikan siguron 400 milionë doza të vaksinës AstraZeneca


Bashkimi Afrikan (BA) ka siguruar 400 milionë doza të tjera të vaksinës AstraZeneca.

Lajmi është bërë i ditur nga udhëheqësi rajonal i shëndetësisë. Sipas tij 60% e popullsisë do të vaksinohen për tri vitet e ardhshme.

Afrika, po përpiqet të sigurojë furnizime për 1.3 miliard banorët e saj. Në mediat lokale raportohet se vetëm një pjesë e kombeve afrikane kanë filluar të japin doza.

Vaksina AstraZeneca është opsioni më i lirë dhe një nga më të përshtatshmit për sistemet shëndetësore afrikane. Kjo pasi ajo nuk kërkon ruajtje në temperatura të ulëta si vaksina Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech.

Veçmas nga përpjekjet e BA-së, Afrika do të marrë rreth 600 milionë doza vaksinash këtë vit përmes strukturës COVAX të bashkë-udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

AstraZeneca është prodhuar nga Universiteti i Oksfordit. Të dhënat e botuara në revistën mjekësore “Lancet” në fillim të dhjetorit treguan se vaksina ishte 62 % efektive në parandalimin e Covid-19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore