Grushti i shtetit në Myanmar ka sjellë reagime nga bashkësia ndërkombëtare. Pjesa më e madhe e shteteve, e kanë cilësuar ngjarjen si “goditje e rëndë për demokracinë”.
Nga Washingtoni janë shprehur të alarmuar për situatën e raportuar. “SHBA-ja kundërshton çdo përpjekje për të cenuar rezultatin e zgjedhjeve. Tranzicioni demokratik i Myanmar-it nuk mund të minohet në këtë mënyrë”, ka theksuar një zëvendëse për shtyp e presidentit Joe Biden.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, e ka cilësuar të jashtëligjshëm arrestimin e kancelares Aung San Suu Kyi. “Rezultati i zgjedhjeve duhet të respektohet”, shkruan ai në Twitter.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres,ka shprehur gjithashtu shqetësim mbi kalimin e pushtetit tek ushtria. “Këto zhvillime janë një goditje serioze për demokracinë”, cilëson ai.
Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka dënuar grushtin e shtetit dhe burgosjen e qytetarëve. Të njëjtën gjë ka theksuar edhe Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas.
Reagime ka pasur edhe nga shtetet fqinje me Myanmar-in, të cilat kanë dënuar në bllok aktin. Nga Kina, vjen një thirrje për zgjidhjen e çështjes në mënyrë të ligjshme. Bangladeshi ka kërkuar paqe në Myanmar, duke dhënë ndihmesë për riatdhesimin e popullsisë “Rohingya”, të cilët janë strehuar në Bangladesh.
Popullsia “Rohingya” është një grup etnik Indo-Arian, të cilët janë strehuar kryesisht në Myanmar. Në vitin 2017, pas një krize, 740 mijë prej tyre migruan drejt Bangladeshit.
Ngjarjet e grushtit të shtetit po ndiqen me vëmendje ndërkombëtarisht. Thirrje është bërë edhe për tërheqjen e menjëhershme të ushtrisë nga aktet e dhunës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Meta-Kryemadhi përballen kokë më kokë, për ‘familjen’ dhe partinë
-
Euronews Green: Shqipëria prodhon 100 % energji nga burime të rinovueshme
-
Sulm i dyshuar izraelit ndaj Iranit, SHBA mohon përfshirjen
-
Maqedonci: Situata është e qetë – jemi të përgatitur dhe të trajnuar për ta mbrojtur territorin tonë