Auto

Bashkëpunim mes Aeva dhe Denso


Startup-i Silicon Valley Aeva Inc dhe furnizuesi japonez i automjeteve Denso Corp do të bashkëpunojnë për hedhjen në tregun masiv të një sensori kryesor për makinat vetdrejtuese.

Sensori i Aeva-s punon me valë të vazhdueshme të modeluara me frekuencë ose FMCW, e cila sipas Automative News është e ndryshme nga rivalët.

Ai mundëson që makinat të përftojnë një pamje tre-dimensionale të rrugës dhe të zbulojnë shpejtësinë e objekteve në largësi.

Kazuma Natsume, drejtor i drejtimit autonom te Dendo, ka thënë se kompania ka në plan të bashkëpunojë me Aeva-n për të zhvilluar më tej FMCW linear dhe për ta sjellë atë në tregun masiv.

Aeva dhe Denso nuk kanë zbuluar detaje shtesë të bashkëpunimit lidhur me koston e teknologjisë.

Denso është furnizuesi i dytë më i madh në botë i automjeteve i cili punon me prodhues si Toyota Motor Corp./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore