Shqipëria

Basha uron 8-Dhjetorin: Të përmbushim amanetin e të rinjve që sakrifikuan për liri e demokraci


“Thirrja për Shqipërinë si gjithë Evropa mbetet një kushtrim për të përmbushur amanetin e të rinjve dhe të rejave që sakrifikuan për liri e demokraci”.

Kështu ka kujtuar kreu i Partisë Demokratike (PD), 8- Dhjetorin, Ditën Kombëtare të Rinisë, përmes një postimi në median sociale Facebook.

Kjo thirrje është “për të mbajtur gjallë forcën, guximin dhe idealet e Dhjetorit ‘90, përballë një tjetër diktature”, tha Basha, “që po varfëron dhe largon bijtë dhe bijat e shqiptarëve, atë të korrupsionit”.

Ndër të tjera, kryeopozitari Basha shkruan se “8 Dhjetori 1990, është dita që ndau të shkuarën nga e ardhmja” dhe “ndryshoi përgjithmonë” historinë e Shqipërisë.

Dita Kombëtare të Rinisë

8 dhjetori shënon tashmë Ditën Kombëtare të Rinisë dhe 31-vjetorin e vendosjes së pluralizmit në Shqipëri.

Që prej vitit 2009 – vendim i marrë nga Kuvendi i Shqipërisë – data përkujtohet si festë Kombëtare.

Kjo në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990.

Disa pedagogë dhe studentë të Universitetit të Tiranës, më 8 dhjetor 1990 u bënë nismëtarët e kthesës historike.

Protestave që sollën rënien e sistemit komunist në Shqipëri.

Lëvizja Studentore është e vetmja Lëvizje paqësore që ndryshoi historinë e Shqipërisë.

“E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”

Ishte motoja e atyre që kërkonin at ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës.

Ata i dhanë fund epokës së vetëizolimit komunist dhe sundimit ideologjik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore