Shqipëria

Basha takon Kurtin, i premton bashkëpunim


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar ditën e mërkurë, kryeministrin e zgjedhur të Kosovës Albin Kurtin.

Ai ka zbuluar bisedën që ka pasur me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, në median sociale Facebook.

Basha i ka uruar fitoren e zgjedhjeve parlamentare Kurtit dhe i ka garantuar se kur të vijë në pushtet do bëjë gjithçka për të rritur bashkëpunimin.

Bashkëpunimi sipas tij do të jetë në funksion të zhvillimit ekonomik, punësimit, njohjes së saj nga vende që ende se kanë bërë si dhe anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare.

Ditën e sotme, Kurti është takuar me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e vendit Ilir Metën.

Më herët, fituesi i zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë, prezantoi kandidadët për deputetë të Vetëvendosjes, për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Të martën, Kurti ishte për vizitë në Lezhë, në përvjetorin e Besëlidhjes së Lezhësnga ku u shpreh se bashkimi kombëtar është i pamundur, ngaqë nuk e lejon Kushtetuta e Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore