Zgjedhjet në Shqipëri

Basha takim me demokratët e Kamzës, Vorës dhe Njësisë 11: 25 prilli, zgjedhje pa zgjidhje


“25 prilli nuk zgjidhi asgjë, njësoj si 31 marsi i 91-shit, nuk zgjidhi asgjë. Janë zgjedhje pa zgjidhje”.

Kështu u shpreh kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në vijim të takimeve me demokratët në çdo vend të Shqipërisë, të mërkurën e 2 qershorit.

“Ne na bashkon të gjithëve dëshira, vullneti por edhe besimi dhe bindja se kjo parti politike e lindur nga Lëvizja e Dhjetorit, ka një mision dhe një përgjegjësi mbi supe të cilën nuk mund ta tjetërsojë asnjë moment”.

Kryedemokrati duke e cilësuar 25 prillin si masakrën më të madhe zgjedhore gjatë këtyre tetë viteve.

“Pavarësisht se Shqipëria ka përjetuar në tetë vite dredhi, padrejtësi, arrogancë, dhunë sistematike dhe shtet të rënë në duart e mafies në pushtet, ne dolëm më të fortë dhe më të mëdhenj”.

Basha shtoi se PD-ja doli nga kjo betejë më e fortë dhe më e madhe. Duke e vënë theksin se PD-ja “ka qenë, është dhe mbetet parti e vlerave, parti për shqiptarët dhe e shqiptarëve”.

“Bashkimi dhe vlerat janë dy faktorët që PD-ja  ka dalë nga të gjitha sfidat ballëlartë. Janë dy faktorët, sepse mw 25 prill në vend që të gjunjëzoheshim, në vend që të zvarriteshim, në vend që të përgjysmoheshim, dolëm të fortë, të bashkuar dhe të vendosur”.

Numri një i PD-së nuk la pa përmendu faktin se drejtimi i PD-së nga ai “ nuk ka qenë kurrë një lidership privilegji, as për vete dhe as për ju, por sakrificash”.

“Deri në fund, deri në fitore, në triumfin e demokracisë, triumfin e vlerave të cilin mund dhe do ta bëjmë realitet vetëm ne dhe vetëm të bashkuar”, e mbylli Basha thirrjen e tij për betejën e PD-së për të përmbysur regjimin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore