Shqipëria

Basha: Sllovenia avokatja e Shqipërisë në BE


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në deklaratëne tij pas takimit në Lubjanë me Kryeministrin e Sllovenisë, Janez Jansa, ka cekur disa nga pikat e diskutimit që lidhen me prezantimin e planit të PD-së veçanërisht për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian (BE).

Kryedemokrati tha se ka marrë mbështetjen e kryeministrit Jansa, vendi i të cilit merr kryesimin e presidencës së bashkimit Evropian për 6 muajtë e ardhshëm, për të mbështetur në nisjen e bisedimeve për anëtarësim në Be brenda vitit.

Sllovenia është treguar e gatshme për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e integrimit evropian, theksoi Basha.

“Ne do të koordinojmë veprimet tona për integrimin. Kryeministri na garantoi që sllovenia do jetë avokate e Shqipërisë në këtë rrugë”.

Ai theksoi se do të ketë një forcim të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet vendeve, për të tërhequr investitorët sllovenë në Shqipëri me qëllim për të rritur punësimin dhe mirëqenien e qytetarëve të vendit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore