Zgjedhjet në Shqipëri

Basha refuzon sërish ftesën e kryeministrit


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte i pranishëm në Delvinë në kuadër të fushatës elektorale.

Basha do të kryejë një turn në nëntë qytete të Shqipërisë brenda ditës së 17 prillit, në simbolikë të numrit 9 në fletën e votimin.

Teksa kërkoi votën për ndryshimin, kryedemokrati i’u bëri thirrje “socialistëve të zhgënjyer”, nga qeverisja në këto tetë vite të bashkohen me Partinë Demokratike.

Gjithashtu, Basha refuzoi sërish ftesën e kryeministrit Rama për bashkëpunim.

Kreu i opozitës theksoi se “koha e tij ka mbaruar dhe se shqiptarët do ta largojnë me votë”.

Basha  deklaroi se ka ardhur ora dhe dita për të rihapur rrugën e Shqipërisë evropiane drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ai premtoi se do t’i çelë ato brenda 100 ditëve të qeverisjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore