Zgjedhjet në Shqipëri

Basha: Rama nuk mbajti premtimin për transparencën


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar kryeministrin, Edi Rama, se “nuk ka mbajtur premtimin e bërë në vitin 2013 mbi vendosjen e transparencës dhe konkurrencës së ndershme në institucionet publike.

“Në vitin 2013, Rama u zotua se konkurrenca dhe transparenca do të vendoseshin në themel të qeverisjes së tij. A e mbajti këtë zotim?”, shkruan Basha në Instagram.

Përgjigja sipas tij është jo. Ndër të tjera, Basha shton se “Departamenti Amerikan i Shtetit ka theksuar se mungesa e transparencës, konkurrenca e padrejtë dhe korrupsioni në çdo hallke të shoqërisë, janë problemet kryesore të Shqipërisë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore