Zgjedhjet në Shqipëri

Basha: Rama ka pranuar humbjen prandaj kërkon t’i bashkohet Aleancës për Ndryshim


Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, nga njësia numër 4 në kryeqytet i është përgjigjur sërish ‘ftesës’ që kryeministri Edi Rama, i ka bërë për një aleancë mbas 25 prillit.

Kryeopozitari tha se Rama e ka pranuar humbjen, prandaj kërkon që të bëhet pjesë e qeverisjes së Aleancës për Ndryshim.

Sipas Bashës, koha e Ramës ka mbaruar.

“E ka pranuar humbjen, prandaj edhe në dëshpërim e sipër kërkohet që të bëhet pjesë e qeverisjes së aleancës për ndryshim. Sot i them nga kjo rrugë e mbushur me njerëz që duan ndryshim: Edi Rama koha jote ka mbaruar! Atë që nuk bërë në 8 vite, se bën dot më”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore