Shqipëria

Basha premton bursa studentore dhe autonomi të universiteteve


Në një takim me të rinjtë e qytetit të Durrësit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka premtuar se nëse ai vjen në pushtet, do të mundësojë bursa studentore dhe do të rrisë autonominë e universiteteve.

“Në, bashkëpunimin me Aleancën Evropiane të Universiteteve, qeveria e ardhshme do t’u sigurojë kualifikime që do të jenë të aksesueshme për studentët shqiptarë dhe për të rinjtë shqiptarë pa pagesë dhe që do u mundësojë punë me paga dinjitoze”, shpjegoi Basha.

“Angazhim i qeverisë së ardhshme do të jetë edhe ofrimi i 5 gjuhëve të huaja falas online. Anulimin e ligjit për arsimin e lartë, mbështetjen e studentëve me bursa dhe rritjen e autonomisë së universiteteve”.

Sipas Bashës, marrëveshje do të ketë edhe me universitete evropiane për programe të ndryshme.

“Para dy javësh patëm një konferencë me Aleancën Evropiane të Universiteteve dhe Komisionin Evropian. Aty folëm me të paktën 6 universitete gjermane dhe austriake për 20 kualifikime online duke filluar nga shtatori. Këto të jenë të aksesueshme për studentët shqiptarë dhe për të rinjtë shqiptarë pa pagesë”.

Sipas Bashës, pagesa do të merret përsipër nga një kombinim i fondit shqiptar dhe atyre të marra nga Bashkimi Evropian.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore