Lajme

Basha: Po bëni hajgare me bllokun B, havëll kemi qitë


Dimal Basha, Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje

Në diskutim e sipër për energjinë elektrike, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet për shtrenjtimin e energjisë elektrike ka thënë se iu ka shpjeguar qytetarëve se rryma nuk është rritur, është vetëm propozim i ZRrE-së.

Tutje ai shpjegoi se nga shtrenjtimi nuk preken bizneset, madje nuk qëndron që atyre iu kanë rritur tarifat.

“Shefi i grupit parlamentar të PDK-së tha se e kanë paguar më së liri në të kaluarën dhe s’bën të flitet për krizën që jemi sot, por s’ju intereson as e kaluara e as kriza, por neve po na intereson se te e kaluara s’po ka mjaftueshëm rrymë”.

“Nuk është se Albin Kurti e ka shtyp dygmen edhe u ndal rryma, rryma është si pasojë e të kaluarës, këto blloqe që po prishen është se këto i keni lënë, që 20 vjet nuk është investuar në to”.

Tutje, Basha tha se kthimi i Bllokut B është gëzim.

“Po bëni hajgare me Bllokun B, por unë kam shkuar për përhajër te Ministrja për Bllokun B. Havëll kena qitë”.

“Gëzim more është, ju duhet ta kuptoni se janë 250 megavat në orë, po besoj që edhe ju jeni të gëzueshëm”, tha ai.

Më tej, Dimal Basha, duke iu drejtuar shefit të gru[it parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se duhet të ketë blloktarifa për ata që e përdorin energjinë elektrike për luks dhe duhet të pagujnë më shtrenjtë.

“Abelart, shtëpinë tëndë malore në Brezovicë po besoj që duhet me pagu pak më shumë se një banesë”.

“Kjo Qeveri kishte mundësi mos me bo zhurmë hiç edhe të importojë 300 milionë euro rrymë siç ka ka importuar Shqipëria,  por një qeveri e përgjegjshme del tregon që është shumë shtrenjtë dhe ne jemi një shtet i varfër e fukara. 21 centshi ka rëndësi të kuptohet që është propozim i ZRrE, nuk është çmimi final, ngritja e çmimeve po u rëndon mbi qytetarët, por nuk ka ndodh, ende s’ka rritje të çmimeve”.

“Duhet me pas blloktarifa ata që e përdorin për lluks duhet të paguajnë pak ma shtrenjtë se një qytetarë i rëndomt nëse kalon mbi 1 mijë kilovat për një familje duhet të paguhet ma shumë. Abelard shtëpinë tënde malore në Brezovicë po besoj që duhet me pagu pak ma shumë se një banesë. As Pacolli nuk e besoj se del kundër për me pagu ma shumë se e ka shtëpinë ma të madhe edhe harxhon ma shumë”, tha Basha

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore