Shqipëria

Basha: Dyfishojmë të ardhurat e Shqiptarëve


“Angazhimi ynë kryesor është rritja e punësimit. Do të ketë 110 mijë vende pune më shumë dhe shqiptarët do të kenë më shumë lekë në xhepat e tyre”.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vuri në pah se angazhimi kryesor i Partisë Demokratike do të jetë rritja e punësimit. Të ardhurat e shqiptarëve do të jenë gjithashtu në vëmendje.

“Me ardhjen në pushtet çojmë taksën në 9%. Vetëm 0.5%, do të jetë taksimi tavan për biznesin e vogël”, theksoi Basha. Kreu i opozitës shpjegoi gjithashtu se çmimi i karburanteve do të ulet nëse ai vjen në pushtet.

“Kemi kapur rekord historik për karburantin. Nga vendimet e mia të para do të jetë heqja e taksës së karburantit”.

Opozita fiton në sondazhet që nuk manipulohen

“Në sondazhet që nuk manipulohen, opozita merr një fitore plebishitare”.

Kështu ka deklaruar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një intervistë për ABC News. “Kam takuar mijëra njerëz, pavarësisht pandemisë”, theksoi Basha. “Njerëzit janë entuziastë”.

Përsa i përket betejës me kryeministrin, Basha pohoi se sfida e Ramës nuk është me të, por me shqiptarët. “Asgjë nuk është personale midis meje dhe Ramës. Përballja e tij është me Shqipërinë”.

“Shqiptarët do të votojnë opozitën në 25 prill. Rama do të largohet”, cilësoi kreu i opozitës. “Opozita po e zgjeron dita ditës përkrahjen popullore”.

Lajmi në përditësim

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore