Zgjedhjet në Shqipëri

Basha në Shijak: Më 25 prill, Shqipëria ndryshon duke votuar numrin 9


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në vazhdën e fushatës për zgjedhjet parlamentare më 25 prill, zhvilloi një takim me banorët e Shijakut, Durrës.

Kryedemokrati kërkoi që ta votojnë më 25 prill që ta shohin Shqipërinë të ndryshuar.

Basha theksoi faktin se tetë vite qeverisje nga Rama kanë qenë dështim.

“Më 25 prill duhet të votoni për numrin 9. Vota për ndryshim, do të thotë përshpejtim të procesit të rindërtimit dhe nxjerrje nga varfëria e mijëra familjeve që kanë humbur strehën”.

Ai shtoi se brenda 100 ditëve të para të qeverisjes do të angazhohet për të nisur negociatat me Bashkimin Evropian (BE).

“Shqipërisë do i hapen negociatat, duke votuar numrin 9. Bashkë për ndryshim, Shijaku fiton, Shqipëria fiton”, e mbylli Basha duke brohoritur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore