Shqipëria

Basha: Me sipërmarrjen na bashkon misioni, jo aksionet


” Sipërmarrja është goditur nga një fenomen që është mungesa e paparashikueshmëria dhe vendosja e masave të rrepta arbitrare”.

Kështu është shprehur Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në takim me drejtues të Shoqatës së Energjisë së Rinovueshme.

“Ne kemi humbur mundësi për të zhvilluar sektorin, për të avancuar. Keni humbur ju, investitorët, qytetari shqiptar. Ka humbur shteti, që do të fitonte drejtpërdrejtë dhe indirekt. E shikojmë ku jemi me vendet e rajonit”.

Kryedemokrati theksoi se deri më sot ka qenë një situatë ku sipërmarrësit kanë mbijetuar, punësuar prodhuar, por kanë pasur një qeveri armiqësore.

“Ne do ju shohim si aleatë ku së bashku do ta zhvillojmë këtë sektor. Do jetë një nga levat e objektivit tonë për 110 mijë vende pune”.

Ai shtoi se i bashkon misioni dhe jo aksionet. Misioni për rritje punësimi, rimëkëmbje ekonomike, nxjerrje nga kriza.

“Ne do të krijojmë mjedis të qëndrueshëm dhe miqësor për ju dhe investitorët, duke respektuar kontratat e nënshkruara dhe duke nxitur investimet e erës dhe diellit.  Politika subvencionuese në përputhje me politikat e BE-së”.

Sipas tij, energjia hidrike është  shtylla kurrizore e prodhimit të energjisë.

“Vlerën e energjisë hidrike ta shumëfishojmë dhe të bëjmë të punojë për ekonominë shqiptare”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore