Zgjedhjet në Shqipëri

Basha: “Me qeverinë time, 100 milionë euro subvencione për fermerin”


“Me qeverinë time, 100 milionë euro subvencione për të ngopur tregun vendor”.

Kështu u shpreh kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një takim me fermerët përpunues të ullirit në Belsh, në vazhdën e takimeve për fushatë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Pronari i fabrikës, i tha Bashës se edhe pse prodhimi është i madh, mungesa e tregut ka bërë që shumë vaj t’u mbetet stok.

Kryedmokrati e cilësoi vajin e ullirit  si një produkt që Shqipëria e ka mundësinë ta eksportojë në tregjet e huaja.

“Ajo që duhet është vetëm mbështetja e shtetit që ka munguar në tetë vitet e fundit”.

Basha tha se me planin e tij të studiuar nga ekspertë të fushës, synimi është eksporti i vajit drejt tregjeve të huaja.

“Për këto duhet të bëjmë dy gjëra. E para e punës certifikimin, që është detyrë 100 % e shtetit. Dhe e dyta, me diplomacinë ekonomike të garantojmë tregun e vajit të ullirit”.

Gjatë takimit, të pranishëm ishin edhe fermerët e duhanit. Ata paraqiten problemet që prek ky sektor, i cili është lënë në harresë nga shteti.

Basha ju premtoi zgjidhje për problemet e tyre.

“Ku ka vullnet, ku ka dëshirë aty gjendet dhe rruga për të arrit çdo objektivë”, e mbylli Basha.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore