Zgjedhjet në Shqipëri

Basha: Sakrificat dhe betejat na kanë bërë më të fortë


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në takim me demokratët e Lushnjes, Patosit dhe Divjakës është shprehur se masakra e 25 prillit nuk i ka mposhtur, por i ka bërë më të vendosur për të vazhduar deri në fitore.

Sipas Bashës, janë dy arsye kryesore “pse shqiptarët na ndoqën jo thjesht në një betejë të pabarabartë, por një masakër të vërtet zgjedhore”.

“Ndonëse masakra zgjedhore e 25 prillit e ka ndalur përkohësisht projektin tonë të ndryshimit dhe aspiratën kombëtare për ndryshim, nga kjo masakër e projektuar për ta prerë përgjysmë, në fakt kemi dal më të fortë dhe më të vendosur sesa hymë”, tha Basha.

Ai shtoi gjithashtu se “lidershipi im nuk ju ka dhënë privilegje, por vetëm sakrifica.

“Disa prej betejave më të mëdha të pluralizmit janë zhvilluar në këto vite, i kemi zhvilluar së bashku. Por, ka qenë pikërisht ndërthurja e sakrificave dhe betejave që kemi bërë së bashku, çelësi i faktit që sot pas një masakre zgjedhore të përmasave si ajo e 25 prillit, ne nuk jemi më të dobët por më të fortë”.

Kryedemokrati tha se kësaj radhe diferenca ishte e barabartë me numrin e votave që mblodhi dhëndri dhe djali i një prej ortakëve të Edi Ramës.

“ Ishte më e vogël se gjysma e votave të nxjerra të pavlefshme prej një nga qindra hilet që përdori siç ishte shkurtimi i listave dhe heqja e emrit të kandidatëve nga listat. Tani para nesh ka një detyrë që është më e madhe se gjithsecili prej nesh dhe më e madhe se PD-ja. Detyra jonë është të organizojmë dhe të udhëheqim shumicën dërrmuese të shqiptarëve të cilët donin ndryshimin”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore