Shqipëria

Basha: Importi i ushqimeve problem kryesor në Shqipëri


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në  vizitën e tij  në një ullishte në Berat është shprehur se importi i ushqimeve është një nga problemet që Shqipëria ka.

“Ka një kaos, klientelizëm. Shumica e ushqimeve vijnë nga jashtë. Nuk jemi në kushte normale, subvencionet janë politika kryesore për të stimuluar bujqësinë. Ushqimet që vijnë nga jashtë krijojnë trysni tek prodhimi i brendshëm.

Sipas kryedemokratit, prioriteti i tyre parësor është mbështetja direkte financiare për fermerët, me qëllim nxitjen e prodhimit bujqësor dhe blegtoral.

“100 milionë euro në vit do të jetë mbështetja, duke subvencionuar disa nga inputet, dhe arritja me çmim konkurrues në treg. Kështu, jo vetëm mbrojmë prodhimin, por e nxjerrim në tregun tonë dhe e eksportojmë”.

Basha theksoi se ullinjtë janë pasuri e “jashtëzakonshme”.

“Ne do të implementojmë politika standarte të Bashkimit Evropian. Nuk do të ketë lidhje administrata me prodhuesin, me qëllim që të lehtësohet fermeri nga çdo burokraci’.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore