Zgjedhjet në Shqipëri

Basha firmos marrëveshje me biznesin e vogël dhe të mesëm


Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, ka nënshkruar marrëveshje me Shoqatën Kombëtare të biznesit të vogël dhe të mesëm.

Në fjalën e tij, Basha tha se PD-ja ka në fokus sipërmarrjen e vogël dhe të mesme.

Këtë marrëveshje, kryedemokrati  e ka quajtur një hap drejt qëllimit madhor të PD-së për “ringritjen ekonomike, zgjimin kombëtare ekonomik, hapjen e vendeve të punës dhe rritjen e pagave për shqiptarët”.

“Lidhur me mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme Partia Demokratike në qeverisje të vendit angazhohet tërësisht për të mundësuar mbështetjen e fuqishme dhe të menjëhershme ndaj biznesit në tërësi dhe biznesit të vogël dhe të mesëm në veçanti”, tha Basha në fjalën e tij.

Sipas tij, kjo realizohet përmes “çlirimit të tregut nga oligarkia, krimi dhe burokracia, qeverisjes nëpërmjet konceptit të shtetit të vogël por efecient me prioritet të sipërmarrjes së lirë”.

Basha foli dhe për masat rregullatore dhe fiskale, për rritjen e rritjen e kufirit të regjistrimit për TVSH-në në 14 milion lekë të reja si kufi i vetëm, dhe vendosjen e totalit të taksave të tarifave vendore me 0.5% të xhiros vjetore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore