Shqipëria

Basha: Do të hiqet trau Shqipëri-Kosovë


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të premten e 2 prillit, në fushatën e tij zgjedhore u ndal tek rruga e Kombit, me qytetarët e Kukësit.

Nga aty ai deklaroi se pas fitores së tij më 25 prill do të hiqet trau mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Edhe tre javë. Më 25 prill Shqipëria voton ndryshimin, Kukësi voton ndryshimin. Dhe ndryshimi i parë për çdo shqiptare e shqiptar nga Konispoli në Podujevë do jetë heqja e traut”.

“Më 25 prill fiton Shqipëria dhe shqiptarët”, thërriste Basha.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore