Zgjedhjet në Shqipëri

Basha: 7000-9000 të rinj do të punësohen çdo vit


“Do të punësohen 7 mijë deri në 9 mijë të rinj çdo vit”.

Kështu u shpreh kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mëngjesin e 13 prillit, në një bashkëbisedim me të rinjtë në zonën e Farkës, Tiranë.

Basha dëgjoi shqetësimet se kishin të rinjtë, dhe fokusi ishte te ligji për Arsimin e Lartë.

Duke shpjeguar programin e tij ai tha se vendimi i tij i parë sapo të fitojë zgjedhjet e 25 prillit, do të jetë anulimi i këtij Ligji.

Ai theksoi faktin se çdo student që vjen nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj, shteti do t’i paguaj 100% tarifën bachelor dhe master.

Si dhe 50% të tarifës për studentët që vijnë nga familje me të ardhura mbi 640 mijë lekë të vjetra në muaj.

Po ashtu, Basha deklaroi se 10 mijë stazhe do të jenë të paguara me 300 mijë lekë të vjetra në muaj.

Plani sipas tij konstaton në ndalimin e emigrimit të të rinjve dhe krijimin që asnjë shqiptar të mos mbetet i pashkolluar.

Shqipëria do të zhvillojë zgjedhje parlamentare më 25 prill. Fushata zgjedhore ka nisur më 25 mars.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore