Shqipëria

Basha: 1 mijë euro çek për çdo biznes të vogël


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në takim me biznese dhe qytetarët e Njësisë 3 në Tiranë iu shpalosi planin ekonomik të PD-së dhe programin qeverisës.

“Njё  qeveri normale e cila sjell normalitet dhe pёr ju si tё vetëpunësuar, si biznes i vogël pёr fëmijët tuaj. Kёtё premtojmë pas 25 prillit”.

Sipas tij një nga angazhimet e planit anti-Covid, është dhurimi i një çeku prej 1 mijë euro për çdo biznes të vogël.

Kryedemokrati u shpreh se kanë një platformë për të ndryshuar çështjen e arsimit të lartë duke nisur me ligjin e arsimit të lartë duke vazhduar me subvencionimin e 100% të tarifave për të gjithë ata studentë që në fakt janë 90% e studentëve që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lek të vjetra në muaj.

“Ata nuk janë dështime që i solli pandemia, janë dështime 8 vjeçare dhe vijnë për një arsye të vetme, që nuk e ka mbajt premtimin për të financuar arsimin, paratë që duhet të shkonin për studentët, paratë që duhet të shkonin për t’ju bërë gati për tregun e punës i kanë marrë një grusht i miqve të tyre”.

Basha theksoi se pjesa kryesore e planit ekonomik është hapja e 110 mijë vendeve të punës.

“Ka 8 vite në krizë ekonomike, pandemia vetëm ja nxori petët lakrorit siç themi ne në Shqipëri. Kemi një vit që i kërkojmë qeverisë që paratë e taksave që ua ka marrë shqiptarëve t’ia kthej shqiptarëve në kohë pandemie”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore