Shqipëria

Bardhi i përgjigjet Metës: Presidenti nuk e mbajti premtimin


“Presidenti nuk e mbajti premtimin për t’i shkuar deri në fund të vërtetës kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit 2019”.

Kjo ka qenë përgjigja e sekretarit të përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, për sa i përket akuzës së presidentit të Republikës, Ilir Meta, për sa i takon kushtetutshmërisë së zgjedhjeve.

Sipas Bardhit, Meta nuk iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për të provuar se kishte të drejtë për shtyrjen e zgjedhjeve.

“Një sulm më shumë, një sulm më pak nga Ilir Meta nuk ndryshon asgjë në raport me të vërtetën”, thekson Bardhi në median sociale Facebook.

Nga ana tjetër Bardhi e ka cilësuar gjuhën e Presidentit si “foltoret e Berishës”.

“Gjuha e Foltores nuk mund të jetë kurrë gjuhë e institucionit të Presidentit, pavarësisht halleve të përbashkëta të Ilir Metës, Edi Ramës dhe Sali Berishës’, vijon Bardhi.

Në përfundim ai ka cituar se çfarë thotë ligji se nga kush vihet në lëvizje Gjykata Kushtetuese. Kjo pasi Meta e ka akuzuar se Gjykata nuk vihet në lëvizje nga ana e Presidentit, duke i cilësuar deklaratat e mëparshme të Bardhit “gënjeshtra”.

Mund të jetë një imazh i teksti

Sipas ligjit, për verifikimin e kushtetutshmërisë së partive, Gjykata vihet në lëvizje me kërkesë të Presidentit të Republikës, të Kryeministrit, të jo më pak se një të pestës së deputetëve, të Avokatit të Popullit dhe të kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore