Sport

Barcelona Womens barça e vërtet e këtij sezoni


Duket se këte sezon ekipi i Barcelona-s së meshkujve e ka humbur totalisht shkëlqimin e dikurshëm dhe është kthyer në një ekip që fitoren e nxjerr si me grep. Por një situatë krejtësishtë ndryshe është ajo e ekipit të femrave të Barcelona-s që udhëheqin kampionatin pas 14 javësh të luajtura.

Në fakt, Barcelona Womens ka luajtur vetëm 11 nga 14 javët e kampionatit, pra tre ndeshje më pak, por që nuk e kanë penalizuar që të mbajë vendin e parë, me një diferencë prej dy pikësh nga Real Madrid Womens-i i vendit të dytë.

Në 11 javë, Barcelona numëron po kaq fitore, me 33 pikë të plota. Janë plot 62 gola të shënuar dhe vetëm dy të pësuar. Golashënueset më të mira të ekipit janë spanjollja Jenni Hermoso dhe nigeriania Asisat Lamina Oshoala, me nga nëntë gola.

Ekipi përbëhet nga 26 futbolliste, prej të cilave gjashtë janë të huaja, ndërsa 17 janë pjesë e ekipit kombëtarë, ndërsa trajneri i ekipit është Lluis Cortes. Shtëpia e ekipit është “Estadi Johan Cruyff”, me një kapacitet prej rreth 6 mijë tifozësh.

Ndeshja e fundit ishte përballja me Espanyol-in, një derbi katalunjas i fituar me rezultatin 5-0, ndërsa ndeshja e radhës do të jetë në Madrid, ku përballë do të kenë Madrid CFF-n, ekip me të cilin kanë fituar shtatë nga shtatë ndeshjet e luajtura./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore