Sport

Barcelona shkëlqen ndaj Elche-s


Barcelona ka fituar bindshëm 4-0 ndaj Elche-s në ndeshjen e javës së 27 në La Liga. Katalanasit afrohen gjithnjë e më shumë me trofeun edhe pse ka ende shumë pikë në lojë.

Katalanasit realizuan golin e parë me të përhershmin Robert Lewandowski. Goli i polakut mbylli dhe pjesën e parë me avantazhin e Barcelona-s.

Në pjesën e dytë, skuadra e Xavi Hernandez do të realizonte edhe tre herë të tjera. Fillimisht shënoi Ansu Fati. Më pas erdhën golat e Lewandowski-t dhe Ferran Torres.

Pas 27 javëve të luajtura, Barcelona ka 71 pikë, në krye te La Liga-s. Real Madrid gjendet në vendin e dytë me 56 pikë dhe një ndeshje më pak.

Përsa i përketë Elche-s, skuadra renditet në vendin e fundit të La Liga-s me vetëm 13 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore