Sport

Barcelona shet 10% të të drejtave televizive mbi 207 milionë euro


Barcelona ka njoftuar se ka arritur marrëveshjen me “Sixth Street” për shitjen e një pjese të të drejtave televizive.

Klubi ka pranuar të heqë dorë nga 10% të të drejtave televizive për 25 vitet e ardhshme. Ata do të përfitojnë në total 207.5 milionë euro.

“Ne po aktivizojmë levat ekonomike dhe po zbatojmë strategjinë tonë të qëndrueshme dhe efikase për të forcuar bazën financiare të klubit”, tha Joan Laporta , president i Barcelona-s.

“Sixth Street është një mbështetës i fortë i futbollit, një investitor me përvojë në sport dhe media globale. Si partner, ai do të sjellë njohuri dhe burime të rëndësishme duke na lejuar t’i menaxhojmë në mënyrë të pavarur operacionet tona”, vijoi ai.

Përfaqësuesi i “Sixth Street”, Alan Waxman, tha se “Ne besojmë në strategjinë që Joan Laporta dhe FC Barcelona po zbatojnë dhe jemi krenarë që një nga klubet më të suksesshme në futboll na ka zgjedhur ne të jemi partneri i tyre”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore